Ministria e Sportit nis rrëfimet frymëzuese me futbollisten Sara Bulliqi

Ministria e Sportit nis rrëfimet frymëzuese me futbollisten Sara Bulliqi

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim futbollisten Sara Bulliqi, e cila do të jetë pjesë e kampanjës së kësaj ministrie, “Histori që frymëzojnë: zëra, rrugëtime dhe suksese që frymëzojnë rininë”. Përmes kësaj kampanje, Bulliqi do të ndajë me të rinjtë rrugëtimin e saj në sport, sfidat me të cilat është përballur dhe përvojat e fituara gjatë karrierës së saj, duke përcjellë mesazhin se pasioni, puna dhe besimi në vete janë të rëndësishme për tejkalimin e pengesave. Sipas Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, kampanja synon të sjellë në vëmendje histori njerëzish që, përmes përkushtimit dhe këmbënguljes, dëshmojnë se ëndrrat mund të bëhen realitet. Përmes rrëfimeve të tilla, ministria synon të frymëzojë të rinjtë që të besojnë në aftësitë e tyre, të...