Ministria e Sportit dhe Rinisë dhe UNICEF-i synojnë forcimin e bashkëpunimit për të rinjtë

Ministria e Sportit dhe Rinisë dhe UNICEF-i synojnë forcimin e bashkëpunimit për të rinjtë

Zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, ka pritur në takim përfaqësuesen e UNICEF-it, Veronika Vashchenko, me të cilën ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e politikave shtetërore në fushën e rinisë. Gjatë takimit u riafirmua rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Ministrisë dhe UNICEF-it, me fokus në konsolidimin e politikave rinore, zhvillimin e iniciativave të përbashkëta dhe zgjerimin e mundësive për fuqizimin e të rinjve. Vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së projekteve ekzistuese dhe adresimit të nevojave të të rinjve, përmes masave konkrete që mundësojnë pjesëmarrjen dhe përfshirjen e tyre aktive në jetën shoqërore dhe institucionale. Ministria e Sportit dhe Rinisë ka riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me UNICEF-in dhe partnerët ndërkombëtarë, duke e konsideruar rininë prioritet strategjik dhe investimin...