Ministria e Sportit: Bashkimi fiton për herë të parë Superkupën e Kosovës

Ministria e Sportit: Bashkimi fiton për herë të parë Superkupën e Kosovës

30 September, 2026 - 12:00 Ministria e Sportit dhe Rinisë ka veçuar finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, të zhvilluar mbrëmë në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku KB Bashkimi shkroi historinë duke fituar për herë të parë trofeun e kësaj gare. Përmes një postimi, Ministria e Sportit dhe Rinisë e ka cilësuar finalen mes KB Bashkimit dhe KB Trepçës si një përballje historike dhe spektakolare, e cila u vendos vetëm pas vazhdimeve. Bashkimi triumfoi me rezultat 103:93, duke siguruar trofeun e parë të Superkupës në historinë e klubit. Në këtë ngjarje sportive ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, i cili ndoqi nga afër finalen në palestrën “Mizahir Isma”. Ministria e Sportit dhe Rinisë ka përgëzuar KB Bashkimin për...