Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas publikimit të një denoncimi lidhur me pajisjen e efektivëve të Forcave të Armatosura me uniforma dhe mjete individuale, duke e cilësuar atë të pavërtetë dhe të pabazuar në fakte të verifikuara. Në një deklaratë zyrtare, Ministria thekson se pretendimet e publikuara nuk pasqyrojnë situatën reale në Forcat e Armatosura dhe se nuk mund të bëhen përgjithësime mbi bazën e një denoncimi anonim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, pajisja e personelit ushtarak me uniforma dhe mjete individuale realizohet në përputhje me procedurat dhe planifikimet institucionale, bazuar në nevojat e strukturave dhe detyrimet ligjore në fuqi. “‘Denoncimi’ në fjalë nuk pasqyron absolutisht situatën reale. Vlen të nënvizohet se nuk mund të ketë kurrsesi një përgjithësim të situatës mbi bazën e një denoncimi...
Burimi:
javanews.al