Ministria e Mbrojtjes për situatën e zjarreve në vend: 10 vatra aktive, qindra forca dhe mjete në terren

Ministria e Mbrojtjes për situatën e zjarreve në vend: 10 vatra aktive, qindra forca dhe mjete në terren

Gjatë ditës së sotme janë raportuar gjithsej 19 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 10 mbeten aktive dhe 9 janë nën mbikëqyrje. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 316 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 7 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 130 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 13 mjete, 1 autoambulancë dhe 1 dron. Në Qarkun Tiranë, vatra në Malin e Dajtit vijon aktive. Në terren janë 25 zjarrfikës dhe 7 forca të ADZM-së, të mbështetur nga 52 efektivë të FA-së, 6 mjete dhe 1 autoambulancë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Malin e Bërzhitës dhe Mali me Gropa janë të izoluara dhe mbahen nën mbikëqyrje. Në Qarkun Dibër...