Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistes Rinesa Qerqi
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistes Rinesa Qerqi, vdekja e së cilës është cilësuar si një humbje e thellë për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik. Përmes një mesazhi ngushëllimi, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vlerësuar talentin dhe krijimtarinë e artistes, duke theksuar se zëri dhe vepra e saj do të mbeten pjesë e kujtimit të atyre që e njohën dhe e vlerësuan artin e saj. “Ikja e saj në moshë kaq të hershme është një humbje tejet e dhimbshme”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të ministres, e cila në emër të institucionit dhe në emrin e saj personal ka shprehur solidaritet me familjen Qerqi, miqtë dhe gjithë komunitetin artistik. Ndarja e parakohshme...
Burimi:
kultplus.com