Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur zyrtarisht procesin e konsultimit publik për Planin e Veprimit 2026-2027, një dokument thelbësor që pason zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021-2027. Qytetarët, shoqëria civile dhe ekspertët ftohen të japin komentet e tyre mbi efektet e mundshme dhe rritjen e zbatueshmërisë së këtij plani në praktikë. Sipas relacionit shpjegues të Ministrisë, vizioni i qeverisë shqiptare mbetet “sigurimi i një qarkullimi të sigurt të shtetasve dhe mallrave nëpërmjet kufirit shtetëror dhe marrja e masave të nevojshme për të parandaluar dhe goditur të gjitha format e krimit ndërkufitar dhe të migrimit të parregullt”. Tre shtyllat e planit dhe kushtet e integrimit në BE Projektakti vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj detyrimeve për integrimin e Shqipërisë në...