Ministri Salla në Golem: Të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional dhe bujqësinë

Ministri Salla në Golem: Të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional dhe bujqësinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi Shkollën Profesionale Bujqësore të Golemit, nga ku u bëri thirrje të rinjve që të zgjedhin arsimin profesional dhe të aplikojnë për t’u bërë pjesë e shkollave profesionale në të gjithë vendin. Gjatë vizitës, Ministri Salla u takua me Harunin, agronom i diplomuar në këtë shkollë në vitin 1984, i cili prej shumë vitesh vijon të kontribuojë në të, duke dëshmuar traditën dhe rolin që shkolla ka pasur ndër vite në formimin e profesionistëve të sektorit bujqësor. “Jam në Shkollën Profesionale Bujqësore të Golemit bashkë me Harunin, një agronom i cili ka mbaruar shkollën në vitin 1984 dhe sot vijon të kontribuojë këtu. Dua t’i ftoj të gjithë nxënësit që duan të regjistrohen në shkollat profesionale, të...