Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka pritur sot në takim (2 tetor) Ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë, Eric Wendt. “Ambasador Wendt, mirë se erdhët në Shqipëri!” – shprehet Ministri Nufi në publikimin e tij në rrjete sociale, teksa nënvizon se: “SHBA janë partner i pazëvendësueshëm i Shqipërisë në mbrojtje dhe siguri, ndërsa vendi ynë i sjell këtij partneriteti një pozicion gjeografik me rëndësi, besueshmëri dhe vullnet të qartë për të bashkëpunuar.” Ndër të tjera, në publikimin e tij Ministri Nufi shton se Korridori VIII, Porto Romano, Baza Ajrore Kuçovë dhe kapacitetet tona për Mbështetjen e Vendit Pritës forcojnë arkitekturën dhe lëvizshmërinë e Aleancës në Evropën Juglindore. Nufi nënvizon gjithashtu se Shqipëria është tashmë një kontribuuese aktive për paqen dhe sigurinë: “Nga mbështetja për...