Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci këtë të martë po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, e cila mbledh përfaqësues të lartë politikë, diplomatikë dhe ushtarakë për të diskutuar për sfidat aktuale në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në Evropë. Sipas njoftimit, në kuadër të kësaj konference, ministri Maqedonci u ftua si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë me temë “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse?”, së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe të Gjermanisë. Gjatë diskutimit u trajtuan kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat aktuale të sigurisë evropiane, si dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar...