Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027
Buxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Mjedisit parashikon 3,23 miliardë lekë, nga të cilat 1 miliard lekë janë planifikuar për investime. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se financimi do të mbështesë investimet madhore, zhvillimin e infrastrukturës mjedisore, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe forcimin e monitorimit mjedisor. Jaupaj tha se fondet e parashikuara synojnë të çojnë përpara projekte konkrete që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Ministri Jaupaj nënvizoi se këto investime do të shërbejnë gjithashtu për përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, me synim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit. Buxheti 2027 mbështet zbatimin...
Burimi:
kohajone.com