Ministri izraelit: 4,000 terroristë që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit janë vrarë –
Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka bërë me dije se rreth 4 mijë terroristë që pushtuan Izraelin në sulmin e 7 tetorit tre vjet më parë janë vrarë deri më sot. “6,000 terroristë kaluan kufirin me Izraelin më 7 tetor dhe kryen mizoritë. Nga këta, 4,000 janë vrarë deri më tani, duke lënë 2,000 të tjerë”, tha ai në një deklaratë. Të dhënat që citoi Katz u prezantuan nga kreu i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake, Gjeneral Major Shlomi Binder, gjatë një mbledhjeje të kabinetit mbrëmë. Sipas vlerësimeve të mëparshme të IDF-së, afërsisht 5,600 terroristë pushtuan Izraelin më 7 tetor 2023 dhe midis 1,200 dhe 1,600 prej tyre u vranë në tokën izraelite. Sipas ushtrisë izraelite, mijëra të tjerë u kthyen në Rrip dhe shumë...
Burimi:
javanews.al