MINISTRI I KURTIT DENOHET ME 1 VIT BURG ME KUSHT
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht dhe me shpenzime gjyqësore në shumën prej 70 eurosh për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Vendimi është shpallur një javë pasi Sveçla u shpall fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, në vitin 2018. “Caktohet dënimi me burgim, i cili dënim nuk do të mbahet nëse i njëjti nuk kryen vepër penale brenda afatit prej një viti, që do të thotë se dënimi kushtëzohet. I njëjti obligohet që të paguajë shpenzimet gjyqësore në shumën prej 50 eurosh, si dhe 20 euro për mbrojtjen e viktimave të krimit. Ndërsa, palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë brenda 30 ditësh”, është thënë nga trupi gjykues. Ndërsa, prokuroria në...
Burimi:
ntv.al