Ministri Hoxha takon Wadephul: Agjenda e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua sot me ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në kuadër të takimit ministror të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Pržno të Malit të Zi. Të dy ministrat patën një shkëmbim thelbësor me fokus rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Nga ana e tij Hoxha shprehu vlerësimin për mbështetjen e qartë, konsistente dhe të vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Hoxha nënvizon se “angazhimi i fuqishëm i Gjermanisë për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në merita përbën një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e momentumit dhe avancimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Sipas tij, agjenda ambicioze...
Burimi:
kohajone.com