Ministri Hoxha takohet me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Bukureshti mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë

Ministri Hoxha takohet me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Bukureshti mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bukuresht, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar pasditen e sotme me presidentin e Senatit të Rumanisë, Mircea Abrudean. Sipas kryediplomatit shqiptar, ky takim ka shërbyer si një mundësi për të rikonfirmuar miqësinë e hershme dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve, si dhe për të thelluar angazhimin e përbashkët në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë bisedës, të dy zyrtarët vlerësuan lart rolin kyç të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe të diplomacisë parlamentare si mjete efektive për të afruar më tej Shqipërinë dhe Rumaninë. “Gjatë takimit u rikonfirmua miqësia e hershme dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe angazhimi i  përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.  Hoxha dhe Abrudean ndanë të njëjtin...