Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”, organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë. Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se realitetet gjeopolitike e kanë bërë zgjerimin një domosdoshmëri strategjike dhe sigurie për Europën. Por kjo, sipas Ministrit të Jashtëm, nuk mund të ndodhë në kurriz të përmbajtjes dhe standardeve, sepse reformat mbeten po aq të domosdoshme sa më parë. “Ne nuk po bëjmë reforma thjesht për t’u bërë europianë por sepse jemi Europianë dhe sepse qytetarët tanë meritojnë institucione që funksionojnë sipas standardeve europiane”, theksoi Hoxha. Shqipëria, për Ministrin e Jashtëm, nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE. “Anëtarësimi në BE...