Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i premton Ukrainës furnizime të tjera me raketa për mbrojtjen ajrore
Pistorius: “Nëse keni dyshime, vendosni në favor të Ukrainës”Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance Gjermania po e mbështet Ukrainën me furnizime të mëdha armësh. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, premtoi ndihmë të mëtejshme për Kievin. Sipas tij kjo përfshin ndër të tjera raketa për mbrojtjen ajrore PAC-2, të cilat nevojiten urgjentisht për sistemin “Patriot”, si dhe një numër më të madh raketash AIM-9. Pistorius deklaroi gjatë një videokonference të Grupit të Kontaktit për Ukrainën (UDCG) se me uljen e temperaturave nö vjeshtë dhe dimör sulmet ajrore ruse do të shtohen sërish. Ai u bëri thirrje aleatëve që edhe ata të shqyrtojnë rezervat e tyre ushtarake. “Nëse keni dyshime, vendosni në favor të Ukrainës”, tha ai. Përpjekjet e Rusisë për frikësim dhe sulmet hibride nuk do të kenë sukses, as ndaj Ukrainës, as ndaj...
Burimi:
kohajone.com