Ministri Demo në Policinë e Shkodrës bashkë me Hitën, mesazhi për vartësit: Besimi nuk jepet, besimi fitohet! Objektiva për Policinë
Ministri i Punëve të Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan një takim me drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit në Shkodër, në kuadër të vizitës së parë të ministrit në territor pas marrjes së detyrës. “Besimi nuk jepet, besimi fitohet. Dhe fitohet me punë të përditshme”, u shpreh Demo, duke kërkuar forcimin e marrëdhënies së Policisë me komunitetin përmes integritetit, korrektësisë dhe rezultateve të qëndrueshme. Ministri vlerësoi punën e efektivëve dhe theksoi se mbështetja ndaj tyre duhet të shoqërohet me angazhim maksimal dhe objektiva të matshëm për çdo drejtori, të cilat do të ndiqen dhe vlerësohen periodikisht. Në fokus të veçantë vendosi luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe...
Burimi:
javanews.al