Ministri Demo ashpërson tonet nga Italia: Forcim i sigurisë publike
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka deklaruar se garantimi i lirisë së protestës duhet të shoqërohet me masa për parandalimin e dhunës dhe ruajtjen e rendit publik. Gjatë një vizite në San Patrignano të Italisë, ku po merr pjesë në një takim ndërkombëtar për parandalimin e varësive dhe rehabilitimin, Demo zhvilloi bisedime me përfaqësues dhe homologë evropianë, përfshirë nga Italia dhe Franca. Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i sigurisë publike, parandalimi i akteve të dhunshme dhe mbrojtja e qytetarëve, institucioneve dhe pronës publike e private. Sipas ministrit, institucionet shqiptare po shqyrtojnë përvojat e vendeve të Bashkimit Evropian për të vlerësuar mundësitë e përmirësimit të kuadrit ligjor dhe kapaciteteve institucionale në vend. Duke komentuar protestat e fundit në Shqipëri, Demo theksoi se e...
Burimi:
ntv.al