Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!
Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë, është dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Sipas aktakuzës së ngritur më 23 qershor 2023, Gjokoviq akuzohej se gjatë viteve 1998-1999, në fshatin Ozdrim të Pejës dhe zonat përreth, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në veprime kundër popullsisë civile shqiptare, përfshirë vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, tortura, trajtim çnjerëzor, mbajtje në kushte skllavërie, si dhe dëbim e deportim të civilëve. Në aktakuzë thuhet se forcat serbe kishin hyrë në fshatin Ozdrim nga disa drejtime, duke hapur zjarr ndaj popullsisë civile. Si pasojë u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptar: I.K., Sh.K., E.M., R.Sh., Z.Sh. dhe M.H. Po ashtu, tre civilë të tjerë, A.G., H.G....
Burimi:
javanews.al