Miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

Miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

Ndërsa sterilizimi ofrohet tashmë nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, OSHIS, një auditim i fundit i KLSH, zbulon shifra të paguara jashtë parashikimeve të kontratës koncesionare 10-vjeçare. Sipas analizës, koncesioni i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale ka kushtuar 15.1 miliardë lekë gjatë periudhës 2016–2025, duke tejkaluar me 3.52 miliardë lekë, ose 30.4%, vlerën maksimale të planifikuar . Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se financimi i parashikuar për të gjithë periudhën dhjetëvjeçare të kontratës ishte ezauruar pothuajse dy vite përpara përfundimit të saj, ndërsa shërbimi ka vijuar të gjenerojë kosto shtesë për buxhetin. Sipas raportit të auditimit mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025, financimi i koncesionit për periudhën dhjetëvjeçare arriti në 15.11 miliardë lekë me TVSH, kundrejt 11.59 miliardë lekëve të...