Milano në alarm për protestat e 24 tetorit, disa shprehin shqetësim që pakënaqësia mund të përfundojë në përplasje
Milano po përgatitet për një ditë të tensionuar këtë të shtunë, më 24 tetor, mes frikës për përplasje të reja gjatë protestave dhe mobilizimit të grupeve me qëndrime të ndryshme politike. Gazeta italiane La Repubblica raporton se situata mbetet e paqartë, pasi disa organizime janë anuluar, ndërsa në rrjetet sociale vijojnë thirrjet për dalje në rrugë. Sipas La Repubblica, grupet anarkiste kanë vendosur të anulojnë marshimin e planifikuar, duke argumentuar se nuk duan të krijojnë një tubim paralel me mobilizimet e tjera. Megjithatë, ky vendim nuk përjashton mundësinë që aktivistë të këtyre grupeve t’u bashkohen protestave të tjera. Edhe kolektivet studentore janë distancuar nga organizimi i 24 tetorit. Sipas gazetës, studentët nuk e konsiderojnë këtë tubim si protestën e tyre dhe shprehin shqetësimin se pakënaqësia...
Burimi:
javanews.al