Milani turpërohet në Angli,  triumfon Benfica, frenohet Besiktas

Milani turpërohet në Angli, triumfon Benfica, frenohet Besiktas

Milani ka pësuar një humbje të rëndë në Angli, duke u mposhtur 3-0 nga Bournemouth në ndeshjen e raundit të tretë të Europa League. Kuqezinjtë nuk arritën të reagonin ndaj vendasve dhe luajtën për rreth 60 minuta me një futbollist më pak. Bournemouth e nisi ndeshjen me presion dhe fitoi një penallti që Kluivert e shndërroi në gol, duke kaluar vendasit në avantazh 1-0. Situata për Milanin u rëndua edhe më shumë pas ndëshkimit të portierit Mike Maignan me karton të kuq direkt, pas një veprimi ndaj Adams. Me një lojtar më shumë në fushë, Bournemouth shfrytëzoi epërsinë numerike dhe fitoi një tjetër penallti, të cilën Tavernier e ktheu në gol për rezultatin 2-0. As në pjesën e dytë Milani nuk arriti të ndryshonte rrjedhën...