Milani, rrezikohet avancimi në “Europa League”: Pa Gonçalo Ramos, mungon një sulmues i mirëfilltë

Milani, rrezikohet avancimi në “Europa League”: Pa Gonçalo Ramos, mungon një sulmues i mirëfilltë

23 Tetor 2026 8:11 Alfred Lleshi Më 15 shtator, para ndeshjes Milan-Benfica, trajneri Ruben Amorim deklaronte se objektivi në “Europa League” ishte për t’i shkuar deri në fund dhe fituar. Por tri pikë në tri ndeshje dhe humbja 3-0 ndaj Bournemouth e vënë seriozisht në rrezik kualifikimin. Dy penallti të shkaktuara pas goditjeve të këndit dënuan Milanin. De Winter preku topin me dorë pas goditjes me kokë të Evanilson, ndërsa Maignan u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me dorë në fytyrë Adams. Megjithatë, shqetësuese ishte mungesa totale e reagimit. Di Gregorio nuk bëri asnjë pritje, ndërsa rasti i vetëm kuqezi erdhi në minutën e 74-t. Edhe Amorim kritikohet për aktivizimin e Cisse si qendërsulmues. Me Gonçalo Ramos jashtë, trajneri nuk shfrytëzoi as të...