Milan i rikthehet fiksimit të vjetër, synon të rikthejë në Serie A mbrojtësin e Bayern

Milan i rikthehet fiksimit të vjetër, synon të rikthejë në Serie A mbrojtësin e Bayern

Kim, mbrojtësi i Bayern Munich dhe ish-lojtari i Napol, është rikthyer në orbitën e Milan. I lidhur edhe më parë me kuqezinjtë, futbollisti koreano-jugor është sërish objektiv i klubit milanez, i cili prej muajsh kërkon një mbrojtës qendre me përvojë. Lajmin e konfirmoi “Bild”, e cila po përqendrohet te e ardhmja e 29-vjeçarit, kontrata e të cilit me klubin bavarez skadon në vitin 2028. Mbetet e paqartë nëse kampionët e Gjermanisë synojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre rreth tij. Ajo që dihet me siguri është se lojtari do t’i japë përparësi qëndrimit te Bayern, klubit që pagoi një shumë të konsiderueshme prej 50 milionë eurosh për ta marrë atë nga Napoli në verën e vitit 2023. Ndërkohë, klube të tjera kanë filluar të shqyrtojnë...