Migjeni: Zoti të dhashtë!

Migjeni: Zoti të dhashtë!

Dikush trokit në derë…– Kush a?– A po na fal ndoj send, zojë? – Zoti të dhashtë!– Më fal ndoj send, të dhashtë Zoti shëndet…– Hajt! Zoti të dhashtë!Por lypësi e din se ç’do me thanë “Zoti të dhashtë”: mos me pas kurr, mos me ngranë kurr. Prandaj me ma tepër fuqi i bie derës. E tash përmrenda asht zani ma i rreptë:– Hajt more! Zoti të dhashtë! A merr vesht?Lypsi doemos i duhet me marrë vesht. E len atë derë, msyn të dytën, të tretën, të katërtën,-  e kështu me radhë, të gjitha dyert e asaj rruge. Kjo rrugë sot për sot asht fusha e veprimit të tij. Nesër asht ndoj rrugë tjetër. Fushat e veprimit të qytetarit tonë janë të ndryshme. Dhe ndryshojnë njena...