Michael Carrick drejt shkarkimit nga Man United, Conte vendos 2 kushte për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”
Stoli i Michael Carrick te Manchester United po vihet gjithnjë e më shumë në diskutim. Humbja e fundit 4-1 ndaj Comos ka shtuar zërat për shkarkimin e tij, ndërsa drejtuesit e klubit anglez, sipas raportimeve mediatike, kanë nisur kontaktet për të gjetur pasuesin. Emri që po përmendet me insistim është ai i Antonio Contes. Mediat italiane dhe angleze raportojnë se përfaqësues të Manchester United kanë zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit e trajnerit italian, për të diskutuar mundësinë e marrjes së drejtimit të “Djajve të Kuq”. Por Conte nuk pranon të marrë drejtimin e skuadrës pa vendosur më parë rregullat e tij. Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, trajneri ka paraqitur dy kushte që lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si Manchester United do të funksionojë nën...
Burimi:
ntv.al