Messi u largua, ja kush do jetë pasuesi i tij te Argjentina, tekniku Scaloni merr vendimin për fanellën me numrin “10”-të

Messi u largua, ja kush do jetë pasuesi i tij te Argjentina, tekniku Scaloni merr vendimin për fanellën me numrin “10”-të

Lionel Messi mund të ketë tashmë një pasues për fanellën ikonike me numrin “10” te Argjentina. Trajneri Lionel Scaloni raportohet se ka zgjedhur Nico Paz si lojtarin që do të trashëgojë numrin e legjendës së futbollit argjentinas pas largimit të tij nga kombëtarja. Sipas ESPN Argentina dhe gazetarit Federico Bueno, Scaloni ka vendosur që 21-vjeçari Nico Paz të marrë fanellën me numrin “10”, nëse trajneri rinovon kontratën dhe vazhdon të drejtojë Argjentinën deri në vitin 2030. Paz, i cili aktualisht aktivizohet te Como, ka mbajtur fanellën me numrin “18” në 11 paraqitjet e tij të para me ekipin kombëtar. Vendimi vjen pas largimit të Lionel Messit dhe Nicolas Otamendit nga kombëtarja pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Për fanellën ikonike ishin përmendur edhe emra...