Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!
Inter Miami ka fituar Kupën Campeones, pasi mposhti 2-0 skuadrën meksikane Cruz Azul në finalen e zhvilluar mbrëmë. Protagonisti kryesor i fitores ishte, siç pritej, Lionel Messi, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-të. Në fund të ndeshjes, Casemiro, ish-mesfushori i Real Madridit dhe Manchester United, vulosi suksesin e skuadrës amerikane. Me këtë trofe, Messi ka arritur në 49 trofe të fituar gjatë karrierës së tij. Argjentinasi ka koleksionuar tituj në Spanjë, Francë, Shtetet e Bashkuara dhe me kombëtaren argjentinase, përfshirë Champions League, Kupën e Botës, Copa América dhe Kupën MLS.
Burimi:
javanews.al