Mesazhi i parë i ambasadës amerikane pas takimit Wendt-Rama: Partneritet i fortë

Mesazhi i parë i ambasadës amerikane pas takimit Wendt-Rama: Partneritet i fortë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada vuri në fokus partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Një partneritet i fortë matet me atë që dy kombet arrijnë së bashku”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane. Takimi me kryeministrin Rama është ndër takimet e para institucionale të ambasadorit Wendt pas marrjes së detyrës në Shqipëri.