Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

Profesor Lush Susaj, i cili del çdo ditë në protestë në krah të studenteve ka deklaruar se fitorja e tyre mbi diktaturën është shumë pranë. Në një prononcim për News24, Susaj kritikoi klasën politike duke thënë se në 36 vite kanë detyruar rininë të largohet. “Sot është ditë e mirë për Shqipërinë. Jemi në afër fitores mbi diktaturën e ndyrë që po i merr shpirtin krejt Shqipërisë. Shikoni sa të pafajshëm dhe të mrekullueshëm janë. Këta janë e ardhmja e Shqipërisë. Këto 36 vjet këta politikanë ia kanë shkulur zemrën, po shkulin rininë”, tha profesori. Një apel kishte edhe për pedagogët që nuk dalin në protestë, që siç tha ai nuk marrin pjesë sepse i shërbejnë partisë. “Ata pedagogë që nuk dalin, të hanë sufllaqen...