Mesazhe dhe telefonata kërcënuese, Dashnor Sula denoncon në polici: Nuk kam frikë

Mesazhe dhe telefonata kërcënuese, Dashnor Sula denoncon në polici: Nuk kam frikë

dashnor sula TIRANË- Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka bërë të ditur ne një intervistë se ka bërë një kallëzim në Policinë e Elbasanit pasi ka marrë mesazhe dhe telefonata kërcënuese. Sula ka bërë të ditur se dy ditë më parë është paraqitur në polici për të denoncuar kërcënimet që sipas tij, kanë ardhur përmes mesazheve dhe telefonatave. Ai ka theksuar se nuk ndihet i frikësuar dhe se do të vijojë ushtrimin e detyrës. “Para dy ditësh kam shkuar në Policinë e Elbasanit, kam bërë denoncim, pikërisht sepse më vijnë mesazhe kërcënuese, më kanë marrë në telefon me kërcënime. Kam marrë dhe nuk kam frikë. Nuk kam frikë, se nuk i kam borxh njeriu”, tha Dashnor Sula. Kryeinspektori ka paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë...