“Mesazh për të gjithë”- Përplasja e 2 biznesmenëve në Vlorë, reagon Rama: Do shpronësojmë për interes publik e turistik të gjithë zonën e konfliktit banal! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër mbi ngjarjen e djeshme në Orikum, ku dy biznesmenë u përfshinë në përplasje në qytetin e Vlorës, dukee cilësuar një “konflikt banal dhe brutal” Kreu i qeverisë lajmëroi se ajo tokë e “sherrnajës” do kthehet në një ullishte publike. “Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet t’i japim fund asaj historie, por duhet edhe t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike”, tha kryeministri. Më tej ai shtoi se: “Ata duhet të kuptojnë që nuk mund ta cenojnë me qasjet dhe me sjelljet e tyre lënduese, atë...
Burimi:
javanews.al