Mes paragjykimeve dhe kritikave, Armando Broja e nis si titullar te Burnley pas shumë kohësh

Mes paragjykimeve dhe kritikave, Armando Broja e nis si titullar te Burnley pas shumë kohësh

Më në fund! Armando Broja e nis si titullar te Burnley pas shumë kohësh. Sulmuesi shqiptar ka përfituar nga dëmtimi i Amdouni dhe i Vardy, për të qenë nga minuta e parë në përballjen e Burnley kundër Lincoln. Pavarësisht moshës 40-vjeçare, për shkak të performancës së dobët të Brojës, Vardy e tejkaloi në hierarki. Pasi e nisi për dy ndeshje radhazi si titullar, për shkak të moshës dhe ngarkesës fizike, Vardy do të dëmtohej. Kështu Broja ngeli si alternativë e vetme, ndërsa trajneri Hayen pa një ndryshim sistemi për të luajtur pa sulmues pykë, për të mos hedhur shqiptarin. Dhe në mesin e paragjykimeve dhe kritikave, Broja e nis si titullar, në një shans të fundit për të treguar veten. /Sport Ekspres/