Mes dashurisë dhe së vërtetës, bota emocionale e romanit “November 9”
Një takim i rastësishëm, një datë që përsëritet çdo vit dhe dy njerëz që përpiqen të kuptojnë nëse ndjenjat mund t’i mbijetojnë kohës. Kjo është bota e romanit “November 9” të shkrimtares amerikane Colleen Hoover, një histori që ndërthur romancën me sekretet dhe kthesat e papritura të jetës. I botuar në vitin 2015, romani përqendrohet te Fallon dhe Ben, të cilët njihen më 9 nëntor, një ditë para se ajo të largohet nga Los Angeles. Takimi i tyre i parë shndërrohet në një lidhje të veçantë, por rrethanat i detyrojnë të ndahen. Në vend që të përpiqen të ndërtojnë një marrëdhënie në distancë, ata vendosin të takohen vetëm një herë në vit, në të njëjtën datë, pa komunikuar gjatë pjesës tjetër të vitit. Me kalimin...
Burimi:
kultplus.com