No Image Available

Merz mesazh nga Mali i Zi për protestat në “rajon”: Dhuna s’ mund të jetë opsion nga asnjëra palë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në samitin e Procesit të Berlinit ka folur për protestat që po zhvillohen në vendet e Bashkimit Europian dhe “këtu në rajon”, duke iu referuar atyre të Shqipërisë. Prezent në këtë samit është edhe kryeministri Edi Rama, raporton Gazeta Express. “Më lejoni të jem shumë i sinqertë për dy çështje. Së pari, kur përballemi me protesta në BE apo këtu në rajon, dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion, nga asnjëra palë. Së dyti, realizimi i të gjitha këtyre është veçanërisht i vështirë nëse mbetemi plotësisht të penguar nga e kaluara”, tha Merz. Ai foli edhe për glorifikimin e kriminelëve të luftës, duke kujtuar se në vitin 2008 vendet e rajonit ishin dakorduar për ta hedhur poshtë gjuhën e urrejtjes....