Merz i dërgon mesazh Trumpit para takimit me Putinin në Kinë: Mos e përsërisni skenarin e Alaskës

Merz i dërgon mesazh Trumpit para takimit me Putinin në Kinë: Mos e përsërisni skenarin e Alaskës

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të mos i vendosë aleatët europianë përpara surprizave gjatë bisedimeve të pritshme me presidentin rus Vladimir Putin për Ukrainën, të cilat parashikohet të zhvillohen javën e ardhshme në Kinë. Nga Dublini, Merz shprehu shqetësimin se mund të përsëritet skenari i samitit mes Trumpit dhe Putinit në Alaskë, një takim që udhëheqësit europianë e kishin konsideruar si një moment potencialisht vendimtar në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Disa këtu në Dublin kanë frikë se mund të përsëritet skenari i Anchorage. Prandaj dua t’ia përcjell shumë qartë mesazhin tonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ju lutem, pa surpriza. Vazhdoni të veproni si pjesë e ekipit të Europës dhe ekipit të Ukrainës”, theksoi kancelari...