Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi
Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në afërsi të fshatit Lalar. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Patosit, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë nga automjeti sapo ka konstatuar zjarrin, duke mos pësuar asnjë dëmtim. Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al