Merr flakë lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Një zjarr i madh shpërtheu herët të hënën në mëngjes në një kafene në rrugën Kastamonis, në Nea Ionia, Greqi. Flakët nisën në katin përdhes dhe u përhapën me shpejtësi në tre katet e pallatit, ndërsa banorët e ndërtesës u detyruan të largoheshin me urgjencë. Njëra prej tyre tregoi se ishte zgjuar nga zjarri dhe së bashku me bashkëshortin, kishte dalë në ballkon për të njoftuar banorët e tjerë. Sipas saj, disa prej tyre u detyruan të kalonin përmes flakëve për të dalë nga ndërtesa. Në vendngjarje mbërritën 18 zjarrfikës me pesë automjete, si dhe një automjet special me shkallë, ndërsa ekipet e shpëtimit nxorën disa persona nga pallati. Sipas dëshmive, pak para shpërthimit të zjarrit është dëgjuar një shpërthim në katin përdhes. Autoritetet po...
Burimi:
gijotina.com