“Mendoj se brenda një muaji do të zgjidhim gjithçka në lidhje me rinovimin e kontratës”
28 Shtator 2026 13:32 Telesport E ardhmja e Harry Kane duket gjithnjë e më e lidhur me Bayern Munich. Pas ndeshjes së Nations League ndaj Spanjës, sulmuesi anglez foli në një konferencë për shtyp rreth negociatave për zgjatjen e kontratës së tij me klubin bavarez. Bisedimet po ecin mbarë, siç konfirmoi vetë Kane: “Negociatat po shkojnë mirë. Ato janë ende në vazhdim dhe po ecin në drejtimin e duhur. Të dyja palët po e trajtojnë situatën me shumë qetësi, sepse të gjithë e shohin që unë jam shumë i lumtur këtu.” Sulmuesi nuk duket se ka nxitim; ndërsa pret një marrëveshje përfundimtare, ai preferon të përqendrohet te fusha e lojës: “Unë thjesht po bëj punën time. Zyrtarisht, më kanë mbetur ende nëntë muaj nga kontrata,...
Burimi:
telesport.al