Meloni: Stabiliteti nuk është një rekord për t’u ekspozuar, qytetarët do të vendosin nëse e meritojmë të vazhdojmë këtë rrugë

Meloni: Stabiliteti nuk është një rekord për t’u ekspozuar, qytetarët do të vendosin nëse e meritojmë të vazhdojmë këtë rrugë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pasi qeveria e saj ka shënuar një rekord, duke u bërë qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Meloni e ka cilësuar këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe jo thjesht si një rekord politik. “Sot, qeveria jonë bëhet më jetëgjata në historinë e Republikës Italiane. Ky është një fakt që e pranoj me mirënjohje dhe me një ndjenjë të fortë përgjegjësie. Sepse stabiliteti nuk është një rekord për t’u ekspozuar, por kushti që i lejon një kombi të planifikojë, të vendosë, të mbajë angazhimet dhe të respektohet”, shkruan Meloni. Teksa rendit prioritetet, Meloni thekson se rekordi nuk është meritë e një personi të vetëm, por rezultat i koalicionit...