MELONI ME GRUSHT TE HEKUR: DHUNUESIT NE PROTESTA, 5 VITE BURG DHE 20 MIJE EURO GJOBE
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar masa të reja për të luftuar dhunën gjatë protestave, pas një fundjave të shoqëruar me përplasje me policinë, plaçkitje dyqanesh dhe shkatërrim të pronës publike e private në Milano dhe qytete të tjera italiane. Sipas gazetës italiane Il Giornale, Këshilli i Ministrave ka miratuar një dekret të ri për sigurinë, i cili parashikon vepra të reja penale, ashpërsim të dënimeve dhe procedura më të shpejta për kompensimin e dëmeve. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Meloni ka paraqitur masat e qeverisë, duke theksuar parimin se personat që shkaktojnë dëme duhet të mbajnë përgjegjësi financiare. “Kush shkatërron, paguan. Dhe nëse ai që shkakton dëmin është i mitur, paguajnë prindërit e tij”, deklaroi kryeministrja. Deri në 5 vite burg...
Burimi:
ntv.al