Meloni “kopjon” Ramën, paralajmëron studentët: Kush thyen do të paguajë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar një paketë të re masash sigurie, që parashikon dënime më të ashpra për aktet e dhunës gjatë protestave, zgjerimin e masave parandaluese edhe për të miturit dhe përgjegjësi financiare për prindërit, fëmijët e të cilëve përfshihen në vandalizëm apo plaçkitje. Vendimi u mor në mbledhjen e kabinetit të martën, pas trazirave të ditëve të fundit, gjatë të cilave u raportuan përplasje me policinë, djegie të kazanëve të mbeturinave dhe dëmtime të dyqaneve në Milano dhe qytete të tjera italiane. Demonstratat kishin nisur në mënyrë paqësore, me shqetësime për cilësinë e shërbimeve publike dhe rritjen e kostove. Meloni i cilësoi skenat e dhunës si të papranueshme dhe deklaroi se qeveria nuk do të tolerojë sulmet ndaj forcave të rendit dhe...
Burimi:
ntv.al