“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet
Avokati Idajet Beqiri ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të ish-ministrit Fatmir Mediu për t’iu shmangur përgjegjësisë penale për tragjedinë e Gërdecit, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të blerë pafajësinë përmes parave dhe korrupsionit. Në një intervistë për “News Line” të ABC News, Beqiri deklaron se Mediu po përpiqet të përdorë edhe ndikimin dhe kontaktet në Shtetet e Bashkuara për të penguar drejtësinë, ndërsa paralajmëron se çështja e Gërdecit mund të ketë pasoja shumë më të gjera sesa përgjegjësia individuale e ish-ministrit. “Fatmir Mediu është porta që do të hapet dhe brenda saj do të përfshihet Sali Berisha dhe familja e tij”, shprehet Beqiri, duke e konsideruar çështjen e Gërdecit si një nyje që mund të çojë drejt zbardhjes së përgjegjësive në nivelet...
Burimi:
javanews.al