Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Arrestimi i 50-vjeçarit Robert Duka në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat kanë publikuar detaje mbi të kaluarën e tij kriminale, duke e lidhur atë me një seri grabitjesh të bujshme bankash në shtetin fqinj. Sipas gazetës greke “Protothema”, Duka (i njohur gjithashtu me emrin Albert Duka) është akuzuar më herët si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që dyshohet se ka kryer plot 28 grabitje bankash në Greqi. 50-vjeçari u prangos në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjuetari i Bankave”, pasi dyshohet si autor i dy grabitjeve të armatosura të ndodhura në zonën e Komunës së Parisit më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, ku u grabitën në total rreth 75 mijë euro. Grabitja e fundit u...