Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pësuar një frakturë në këmbe teksa luante futboll gjatë orarit të ajrimit në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, çka ka kërkuar transportimin e tij drejt një spitali privat në kryeqytet për ekzaminime radiologjike dhe vendosjen e gjymtyrës në allçi. Veliaj qëndron në izolim që prej muajit shkurt të vitit 2025, periudhë gjatë së cilës ka nisur edhe procesi gjyqësor ndaj tij. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngre ndaj tij një sërë akuzash që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e produkteve të veprës penale, fshehjen e pasurisë, shpërdorimin e detyrës, si dhe futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit. Drejtuesi...
Burimi:
javanews.al