Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media digjitale spanjolle “HOY Aragón”. Shtatori konsiderohet një nga muajt më të përshtatshëm për një udhëtim drejt Mesdheut. Vera ende nuk është larguar plotësisht, temperaturat mbeten të ngrohta dhe, për më tepër, plazhet fillojnë të zbrazen pas fluksit turistik. Shqipëria është renditur mes tre destinacioneve mesdhetare të rekomanduara për pushime në plazh gjatë muajit shtator, së bashku me Maltën dhe Siçilinë. Sipas ekspertëve të “Inteligencia Viajera”, shtatori konsiderohet një nga periudhat më të përshtatshme për të udhëtuar drejt Mesdheut, pasi temperaturat mbeten të ngrohta, ndërsa plazhet nisin të kenë më pak vizitorë, pas fluksit të lartë turistik. Për turistët spanjollë që kërkojnë...