“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur
Arjan Konomi ka akuzuar bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën se ka porositur njerëz për ta dhunuar. Në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, Konomi ka deklaruar se është dhunuar fizikisht nga disa persona pranë banesës së tij. Sipas rrëfimit të Konomit, ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në një lokal poshtë banesës së tij, ku disa persona fillimisht i janë afruar me pretendimin se dëshironin të sqaronin një çështje me të. Konomi pretendon se personat në fjalë janë ulur fillimisht në tavolinë me të, por më pas janë ngritur dhe e kanë goditur. Ai thotë gjithashtu se incidenti ka ndodhur në prani të njerëzve të tjerë dhe kamerave të sigurisë, ndërsa thekson se ka marrë edhe kërcënime me jetë. Gjatë videos, ai përdor...
Burimi:
gijotina.com