‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh
Gjobat ndaj protestuesve kanë sjellë një tjetër debat mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Deputeti socialist Arkend Bala deklaroi se nuk është gjobitur asnjë qytetar që ka protestuar në mënyrë paqësore, ndërsa akuzoi PD-në se ka paguar protestues për të ushtruar dhunë ndaj policisë. Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, iu kundërpërgjigj duke theksuar se Partia Demokratike ka lindur nga protestat dhe se ka mbështetur gjithmonë studentët. Pjesë nga debati: Arkend Balla: Po lexoja gjobat me vëmendje, nuk e di nëse e keni bërë dhe ju këtë, pavarësisht retorikës që bën dhe këtu. Njërin e ke datëlindja e vitit 73, meqë the që janë gjobitur studentë. Ina Zhupa: Nuk thashë që janë gjobitur studentë unë. Arkend Balla: Një tjetër...
Burimi:
javanews.al