“Më rrahu shtatzënë…”/ 23-vjeçarja denoncon ish-partnerin shqiptar
Një 23-vjeçare në Lavrio të Greqisë, nënë e një fëmije dhe në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka denoncuar ish-partnerin e saj 31-vjeçar për dhunë në familje, kërcënime dhe ngacmime të përsëritura. Sipas dëshmisë së dhënë për mediat greke, gruaja pretendon se gjatë kohës që ishte në lidhje me 31-vjeçarin ka përjetuar episode të dhunës fizike dhe kërcënime për jetën. Ajo deklaron se është goditur me grushte dhe shqelma, është tërhequr nga flokët dhe se një prej episodeve ka ndodhur edhe kur mbante në krahë fëmijën e tyre. 23-vjeçarja pretendon se pas një episodi dhune është dërguar në Qendrën Shëndetësore të Lavrios dhe se është kërcënuar të mos tregonte shkakun e plagëve. Pas ndarjes, ajo thotë se ka bërë kallëzim dhe ndaj ish-partnerit janë vendosur...
Burimi:
ntv.al